Bon Jovi me një rrjet restorantesh, por jo për qëllime fitimi

271

Në restorantin Soul Kitchen, të Jon Bon Jovi, të paguash ushqimin në avance, përmes punës apo shërbimit për restorantin,  është më e rëndësishme se sa paguash faturën e ushqimit.

Këtë javë këngëtari hapi restorantin e tij të dytë Soul Kitchen në New Jersey, ku mysafirët mund të paguajnë ose duke u solidarizuar me njerezit e varfer ose përmes punës vullnetare në kuzhinë.

z-366-655x356-620x347

Ky është e gjitha pjesë e planit të Bon Jovi për të tërhequr vëmendjen për urinë dhe të pastrehët, duke hapur restorante ku mund të frekuentohen nga te gjithe pa marrë parasysh nivelin e të ardhurave e tyre.

Jon-620x465

“Soul Kitchen duket njësoj si restorantet e tjerë,” ka thënë Bon Jovi. “Dhe ju duhet të kuptoni se ata që janë në nevojë nganjëherë nuk e kanë këtë mundësi për të shkuar në një restorant.”

jn-620x412

Soul Kitchen i parë u hap në Red Bank, New Jersey, në vitin 2011. Ky vend i dytë është në afërsi të Toms River, një komunitet goditur veçanërisht rëndë nga uragani Sandy. Ajo do të jetë pjesë e një qendre me një ndalesë që ndihmon njerëzit të aplikojnë për kujdesin shëndetësor dhe përfitimeve të asistencës ushqyese dhe të përgatiten për punë në industrinë ushqimore.