Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës 172 lekë/litër

8

Bordi i Transparencës së Çmimit të Karburanteve vendosi sot që çmimi i shitjes së naftës me pakicë të jetë 172 lekë/litër.

Sipas njoftimit të bordit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 172 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.

Ndërkohë theksohet se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 18:00 dhe do të jenë e vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/ata.gov.al