Peshëngritësi Briken Calja e mbylli në vendin e 4-t në shkëputje garën e tij në Botërorin e Peshëngritjes që po mbahet në Manama të Bahreinit.
Sportisti i kombëtares që garonte në peshën deri në 73 kg, nuk arriti ta mbajë shtangën në 2 provat e para të shkëputjes dhe arriti të ngrinte vetëm provën e tretë me 153 kg, duke u renditur në vendin e 4-t.
Në shtytje Calja e nisi me 183 kg, por nuk mundi të kalojë asnjë provë, ndërsa shfaqi dhimbje në shpinë.
Në një reagim pas garës, Calja shprehu trishtim për kritikat ndaj tij.
Referenca: ata.gov.al