Brenda pak muajsh hapet Tuneli i Llogorasë, ja afati

37

Në muajin shkurt, Tuneli i Llogorasë i Llogarasë do të hapet për qarkullimin e automjeteve. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Infrastrukturës. Punimet në kantierin e tunelit të Llogorasë në Vlorë po ecin me ritme të shpejta dhe zbatueshmëria e projektit po ecën mirë, sipas parashikimeve.

Tuneli i Llogorasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km, si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra. Ndërtimi i saj   shkurton kohën, ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut.

Gërmimet kanë vijuar nga të dyja drejtimet e tunelit, Dukati dhe Palasa që do të përshkohen në vetëm 10 minuta.

Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe më gjerë.