Brenda vitit pritet të nisi ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës

409

Në mesin e muajit maj qeveria shqiptare do të duhet të shpallë tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e hekurudhës Tiranë – Rinas – Durrës. Ndërsa brenda vitit 2017 duhet të nisë puna për ndërtimin e segmentit të ri Tiranë – Rinas dhe rehabilimin e aksit Tiranë – Durrës. Sipas burimeve pranë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim financimi është i gjithi i siguruar dhe nisja e procesit të tenderimit nuk do të vonojë, pas nënshkrimit edhe të marrëveshjes me Hekurudhën Shqiptare e cila është edhe autoriteti që do të zbatojë këtë projekt.

Projekti parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2020. Kostoja totale e projektit është 90.5 milionë euro.

Realizimi i këtij projekti do të ndikojë në krijimin e infrastrukturës së nevojshme dhe lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve, duke rritur efikasitetin e transportit.

Burimi: Revista Monitor