Britania, 10 milionë paund për profesionet e së ardhmes në Ballkanin Perendimor

76

Përfitimet prej teknologjisë tashmë nuk do të jenë më një sfidë për shoqërinë shqiptare, kjo falë përfshirjes se shkollave në programe ambicioze.

“Shkollat e shekullit 21” i financuar nga qeveria britanike do të shtrihet në të gjithë arsimin bazë në vendin tonë me synimin për ti mësuar fëmijëve aftësi të reja digjitale dhe koduese në një mënyrë zbavitëse dhe ndërvepruese dhe për të ndërtuar një brez me mendësinë dhe aftësitë për profesionet e së ardhmes.

“Shkollat e Shekullit 21 “ është një program 3 vjeçar i cili po zbatohet në Shqipëri dhe në 5 vende të Ballkanit Perëndimor . Ky program është një investim i qeverisë Britanike prej 10 milion paund. Në Shqipëri, rreth 1,200 shkolla, më shumë se 4,000 mësues dhe rreth 120,000 nxënës, mes moshës 10-15 vjeç, janë përfshirë në këtë program i cili synon të rrisë brezin e ardhshëm të novatorëve dhe sipërmarrësve, si dhe të ndërtojë mundësi punësimi.