Britanikët zgjedhin Shqipërinë

63

Në dymujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia renditet në listën e vendeve me rritjen më të madhe në përqindje. Referuar INSTAT, hyrjet nga Anglia janë 17 % më të larta në periudhën janar-shkurt 2019, krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Numri i shtetasve nga Anglia që shkelën Shqipërinë vitin e mëparshëm ka qenë 8 mijë e 115 ( janar – shkurt 2018 ), ndërsa këtë vit 9 mijë e 546 ( janar – shkurt 2019 ).

Megjithatë, Anglia nuk është e vetmja. Sipas INSTAT, vizitat hyrëse të shtetasve grekë, italianë, polakë, amerikanë dhe gjermanë kanë ndjerë gjithashtu rritje.

Për sa i përket hyrjeve sipas qëllimit, vizitat turistike janë ato që dominojnë. Vetëm për këtë periudhë dymujore, ky numër ka qenë 380 mijë e 726.