BSH: Investimet e Huaja Direkte gati 1.1 miliard euro gjatë 9-mujorit

9

Investimet e Huaja Direkte arritën vlerën e gati 1.1 miliard eurove gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, duke shënuar kështu edhe vlerën më të lartë historike.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, sektorin e hidrokarbureve, sektorin e energjetikës, si dhe ndërmjetësimit financiar.

Kontributi kryesor në rritje erdhi nga investimet e kapitalit të ri, që arritën në 214 milionë euro, 41% më shumë krahasuar me në tremujorin e tretë të 2022. Ndërkohë që, kategoria fitimi i riinvestuar arriti në 201 milionë euro, në rritje me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërmarrjet me aksioner të huaj gjatë 9-mujorit kanë riinvestuar fitime në vlerën e 575 milionë eurove, ose sa 53% e investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe.

/ata.gov.al