BSH: Kredia e re për ekonominë në vlerën 29.2 miliardë lekë në gusht

7

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se për muajin gusht kredia e re për ekonominë shënoi vlerën 29.2 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ky tregues shënoi rritje me 6.6 %.

Rritja më e madhe e kredisë rezultoi në segmentin e individëve dhe korporatave.

Kredia e re për muajin gusht u rrit paralelisht si për bizneset, me 7.5 %, ashtu edhe për individët, me 5.5 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për të gjithë 8-mujorin e vitit, vlera e kredisë së re të dhënë nga sektori bankar arriti në 191.2 miliardë lekë, në rritje me 1.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur BSH-ja.

/ata.gov.al