Banka e Shqipërisë njofton se raporti i kredive me probleme ka rënë vazhdimisht muajt e fundit. Në nëntor 2024, ky tregues zbriti në 4,48%, nga 4,6% në tetor dhe 5,07% një vit më parë.
Kjo rënie është ndikuar nga rritja e të ardhurave, fuqia paguese, aktiviteti ekonomik dhe fshirja e kredive të humbura. Kreditë me probleme janë në nivelin më të ulët në 16 vitet e fundit.
Në fund të nëntorit 2024, portofoli total i kredisë arriti në 332 miliardë lekë, kryesisht në sektorët e pasurive të paluajtshme, ndërtimit dhe turizmit.
Referenca: ata.gov.al