BSH: Rritje e të ardhurave nga fasoneria

22

Të ardhurat nga fasoneria shënuan rritje në tremujorin e tretë të vitit 2023.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, fasoneria shënoi për të dytin tremujor radhazi vlerën e 198 milionë eurove. Me bazë vjetore të ardhurat nga këto shërbime janë rritur me 49% .

Referuar të dhënave, me rritje progresive rezultojnë të ardhurat për këtë sektor edhe për periudhën 9-mujore.

Të ardhurat neto nga ky sektor arritën në 592 milionë euro, me rritje 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fasoneria ka qenë e përqendruar historikisht tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë vendit, por në vitet e fundit po rritet gjithnjë e më shumë sektori i industrisë automotive, i lidhur me prodhimin e pjesëve të këmbimit për automjetet ose produkte të tjera industriale.

Fasoneria është një nga kontribuesit kryesorë në ecurinë pozitive të llogarisë së shërbimeve në Bilancin e Pagesave. Në këtë konteks, për 9-mujorin 2023, turizmi kontribuoi me pothuajse 55% të vlerës së përgjithshme të suficitit të shërbimeve, i ndjekur nga fasoneria me 22%.

/ata.gov.al