Bujqësia dhe ushqimi/ 28 shërbime të reja online, përfitojnë 8100 operatorë biznesi

17

28 shërbime të reja ofrohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe institucionet e varësisë, vetëm online nëpërmjet platformës e-Albania.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se në kuadër të reformës së Derregullimit të shërbimeve publike, 28 shërbimet e reja kanë nisur online që prej datës  31 dhjetor 2020.

Ofrimi online i këtyre shërbimeve redukton kohën që operatorëve të biznesit i duhej për të bërë aplikime të ndryshme, redukton numrin e dokumenteve për aplikim dhe eliminon burokracinë në këtë proces.

Nga ofrimi i këtyre shërbimeve online përfitojnë 8100 operatorë biznesi.

“Reforma e Derregullimit do të vijojë të thjeshtësojë më tej aksesin e publikut në shërbimet që ofrohen nga institucionet shtetërore”- njofton MBZHR.