Bujqësia, potencial në programin europian për shkëmbimin e sipërmarrësve të rinj

3

“Erasmus for Young Entrepreneurs” është një program shkëmbimi ndërkufitar i cili u jep sipërmarrësve të rinj dhe aspirues mundësinë për të mësuar nga sipërmarrës me eksperiencë që drejtojnë biznese të vogla në vendet e tjera pjesëmarrëse të Bashkimit Europian dhe më gjerë.

Ekspertët shprehen se, ky program mund të përthithet mjaft mirë nga të rinjtë që aspirojnë sipërmarrje në bujqësi.

Sipas tyre, kjo për vetë faktin e zhvillimit që ka marrë sektori i bujqësisë vitet e fundit dhe veçanërisht ai i agroturizmit. Por, sidomos theksojnë ata, të mbështetjes dhe nxitjes që po adreson Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për angazhimin e të rinjve në sipërmarrje të reja në sektorin rural.

Programi i BE-së, parashikon shkëmbimin e eksperiencës gjatë një qëndrimi prej 1-6 muajsh me sipërmarrësin me eksperiencë, dhe i ndihmon sipërmarrësit e rinj të fitojnë aftësitë e nevojshme për të drejtuar një biznes të vogël.

Sipërmarrësit pritës përfitojnë nga perspektiva e sipërmarrësve të rinj për biznesin e tyre dhe gjen mundësitë për të bashkëpunuar me partnerë të huaj ose për të mësuar rreth tregjeve të reja.

Programi Erasmus për Sipërmarrësit e Rinj mund të jetë shumë i dobishëm për të gjithë ata që mendojnë të fillojnë një biznes të ri, apo tashmë kanë krijuar një biznes.

Aplikimi duhet të dorëzohet online në link në seksionin ‘Apply now’. Kjo është një nismë unike shkëmbimi në nivel europian e cila u jep sipërmarrësve të rinj ose aspirantë mundësinë për të mësuar nga sipërmarrës me përvojë që drejtojnë biznese të vogla në vende të tjera pjesëmarrëse nga BE-ja dhe më gjerë.

Në këtë nismë përfshihen 9 shtete evropiane, konkretisht Italia, Spanja, Holanda, Turqia, Armenia, Letonia, Lituania, Bullgaria dhe Shqipëria.
/ata.gov.al