Bujtina në Mangalem, banesa e rrallë karakteristike që mirëpret turistë vendas e të huaj

12

Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve që vizitojnë Beratin ka sjellë po ashtu edhe rritjen e numrit të strukturave hoteliere e bujtinave tradicionale.

Në zemër të lagjes Mangalem në Berat, ndodhet Bujtina “Kodikët”, një banesë e rrallë e cila ka ruajtur karakteristikat e ndërtesave me gjysmëkat, tepër e frekuentuar nga turistët vendas e të huaj, të cilët kanë gjetur aty edhe mikpritjen e ngrohtë dhe kuzhinën tipike beratase për të cilën kujdeset vetë e zonja e shtëpisë, Vasilika Gogu.

Prej vitit 1961, kjo pasuri mban statusin juridik monument kulture i kategorisë së parë.

Berati vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve.

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti Berati u vizitua nga  nga afërsisht 20 000 turistë, rreth 20% më shumë se në janar 2023. Po ashtu, numri i vizitorëve u rrit me 31% edhe në Muzeun Ikonografik Onufri.

/ata.gov.al