Vjosa është lumi i fundit i egër në kontinentin e vjetër, që e bën atë mbretëreshën e lumenjve të Evropës.
Agjencia Kombëtare e Turizmit solli në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga lumi i Vjosës përmes fotografisë fituese në “Wanderlust in Albania”.
Fotoja është një nga mënyrat e zbulimit të bukurisë mbresëlënëse të peizazhit rrotull Vjosës – lumi i fundit i egër i Evropës, tashmë Park Kombëtar i mbrojtur.
Ngjyrat e Vjosës vijnë nga fotografi i talentuar Bleron Çaka, një nga konkurrentët fitues në kategorinë peizazhe të Konkursit Ndërkombëtar të Fotove dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania”.
/ata.gov.al