Buni (burimi) i Jezercës, mrekullia e Alpeve

56

Është liqeni më i madh i kompleksit të liqeneve akullnajore të Jezercës.

Gjendet në lartësinë 1794 metra mnd. Ka një sipërfaqe rreth 4.5 hektarë (kur liqeni është në kuotën maksimale), ndërsa thellësia maksimale rreth 5 metra. Luhatja e nivelit të ujit është relativisht e lartë, varësisht nga sezoni i reshjeve të borës e shiut. Ndonjeherë thuajse i gjithë liqeni thahet nga uji. Në anën juglindore të tijë duket se ka një burim nëntokësorë, i cili në sezonin më të thatë i ngjan një pusi uji.

Ky është njëkohësisht edhe liqeni që është i vendosur më lart nga të tjerët, duke u ushqyer me ujë direkt nga shpatet veriore të malit më të lartë të Alpeve shqiptare – Jezercës./ Nga Abdulla Diku