Bursa Energjetike, në një vit janë tregtuar rreth 800 MWh energji

9

Bursa Energjetike Shqiptare, ALPEX, gjatë një viti operim (12 prill 2023) ka arritur të tregtojë rreth 800 MWh energji elektrike.

Energjia e tregtuar është rreth 10% e të gjithë volumit të tregtuar në një vit në shkallë kombëtare.

Ky është një tregues i kënaqshëm, duke pas parasysh që në një vit të funksionimit të saj, ka arritur që 10% të volumit të energjisë të jetë tregtuar nëpërmjet Bursës, pavarësisht mekanizmave të tjerë.

Aktualisht në Bursë janë të regjistruar 17 anëtarë, dhe operojnë në Bursë, dhe volumi mesatar ditor i tregtimit shkon rreth 3 mijë MWh.

Bursa Energjetike Shqiptare, ALPEX është sot plotësisht operacionale dhe funksionale. Ajo  garanton transparencë, konkurrencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve, sidomos sot më shumë se kurrë, kur sektori privat po investon fuqishëm në kapacitetet fotovoltaike.

/ata.gov.al