Bursa për studime mastër në SHBA, procedurat dhe si të aplikoni

73

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikime për vitin akademik 2021-2022 për Programin Fulbright për Studentë të Huaj.

Ambasada e SHBA në vendin tonë, sqaron se programi Fulbright për Studentë të Huaj është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara.

Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA në Shqipëri, sqarohet se, në bazë të një procesi të hapur konkurimi, bursat u jepen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtimin në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë.

Ambasada Amerikane njofton se aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit. Ju lutemi përzgjidhni me kujdes disiplinën e duhur dhe fushën primare të specializimit nga lista që ofrohet në formularin e aplikimit. Në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright, firmosur më 25 shtator 2019, applikimit në fushat e mëposhtme të studimit do të konsiderohen për bursat Fulbright me financim nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë: Edukim; Inxhinieri; Shkencat e Natyrës; Histori; Gjuhësi; Shkenca Kompjuterike/Teknologji Informacioni

Ambasada e SHBA në Tiranë sqaron se, sipas rregullave të vizës J-1, aplikantët e interesuar në fushat e studimit si mjekësi, infermieri, stomatologji, veterinari, farmaci apo programe të tjera klinike, duhet të dinë se kontakti I drejt për drejtë me pacientët, duke përfshirë edhe kafshët, nuk lejohet, dhe si rezultat pjesëmarrja në orët akademike dhe/ose aktivitete të tjera programatike në institucionet respektive në Shtetet e Bashkuara mund të jetë e kufizuar. Bursat zakonisht zgjasin një deri në dy vjet në një universitet në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur studime për gradën Master. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit. Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojnë kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Edhe familjarët duhet të përmbushin detyrimin e kthimit të Shqipëri për të paktën dy (2) vjet. 

Ambasada e SHBA sqaron se, aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë të programeve tre + një ose tre + dy, sipas sistemit të Bolonjës). Aplikantët duhet të kenë të paktën dy vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit dhe të shfaqin aftësi udhëheqëse. Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentin e aplikimit.). Aplikantët duhet të kualifikohen për të marrë vizë J-1. Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore.

Po ashtu Ambasada e SHBA thekson se individët që përfshihen në një nga kategoritë e mëposhtme: qytetarët amerikanë, rezidentët e përhershëm (mbajtës të Green Card), familjarë të afërt të punonjësve të Ambasadës së ShBA, përfitues të bursës Fulbright në pesë vitet e fundit, studentë që janë të regjistruar apo ndjekin programe studimi në Shtetet e Bashkuara ose me përvojë studimi të mëparshme për më shumë se një vit në Shtetet e Bashkuara, individë të punësuar në Shtetet e Bashkuara, personat e martuar me qytetarë amerikanë, persona që kanë aplikuar të emigrojnë ose persona që kanë kërkuar azil në një vend tjetër nuk kualifikohen për të aplikuar për programin Fulbright.

Si realizohet aplikimi ?

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë online formularin Fulbright për Studiues të Huaj. Klikoni Fulbright Student Program 2021 për formën e aplikimit online, krijoni një llogari, dhe më pas hyni në llogarinë tuaj për të filluar aplikimin. Dërgoni aplikimin e plotë në formë elektronike dhe kopjet e skanuara të të gjithë dokumentave të kërkuara jo më vonë se data 30 qershor 2020. Nëse arrini të dërgoni aplikimin dhe të gjithë dokumentat e kërkuar nëpërmjet sistemit online, nuk është e nevojshme të dërgoni ndonjë informacion tjetër me postë. Nëse nuk arrini t’i dërgoni dokumentat e kërkuara nëpërmjet sistemit online, ju mund ta dërgoni të gjithë paketën e aplikimit me postë; megjithatë, që ju të konsideroheni për bursën, formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të dërgohet online. Pasi ju të keni plotësuar aplikimin online, printoni një kopje, vendosni edhe dokumentat e kërkuara të përkthyera e të noterizuara, formularin e firmës të firmosur me bojë, dhe dërgojini me postë në këtë adresë: Programi Fulbright. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun. Ambasada e SHBA, Rruga Stavro Vinjau, No. 14. Tiranë, Shqipëri  Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë Tel: 04 224-7285, ose email [email protected] Kujdes: Aplikimet që do të dërgohen pas datës 30 Qershor 2020 dhe aplikimet që do të dërgohen si Google Docs ose nëpërmjet We Tranfer nuk do të merren në shqyrtim

Ambasada e SHBA ka sjell dhe rastin e një studenteje shqiptare, Abi Dodbiba, që ka kryer studimet në Fulbright.

“Studentja shqiptare e Fulbright Abi Dodbiba është duke përfunduar gradën e saj master në administrim publik në universitetin shtetëror të New York, në Albany. Disa nga gjërat që ajo vlerëson më shumë në kohën e saj si një studente Fulbright janë vizitat dhe seminaret në vende të ndryshme, të cilat kanë pasuruar përvojën e saj akademike. “Ju duhet të kapni çdo mundësi”, thotë Abi. “Pjesmarrja në një panair për karrierat me ndikim social apo pjesmarrja në një seminar mbi ndërtimin e partneriteteve inovative, reciproke dhe të qëndrueshme private/jo fitimprurëse është një libër i hapur ku ti mund të përfshihesh në një përvojë të vërtetë mësimi”. Jeni edhe ju të interesuar të ndiqni gradën tuaj master në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet bursës Fulbright? Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2Lt9BjV ose dërgoni një email në [email protected]”,- njofton ambasada e SHBA në Tiranë”,- njofton Ambasada e SHBA në Shqipëri.