Bursa për studime në Itali për studentët e Tiranës, kriteret dhe dokumentet

821

Studentët e Universitetit të Tiranës, tashmë kanë mundësinë që të aplikojnë për bursa brenda datës 30 tetor të këtij viti në universitetin e La Sapienzës në Itali. Në faqen zyrtare të UT-së bëhet me dije se këto bursa studimi janë të vlefshme për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019 e do të zgjasin 6 muaj, si për nivelin Bachelor ashtu edhe për Masterin e Doktoraturën. Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë për degë studimi si: Histori, Arkeologji; Filozofi dhe Etikë; Gjuhë e Huaj; Ekonomiks; Shkenca Politike; Psikologji; Sociologji; Gazetari; Kontabilitet; Financë-Bankë; Marketing; Administrim Biznes; Punë Sociale; Drejtësi; Biologji; Biokimi; Kimi; Fizikë; Matematikë; Infermieri; Shkenca Kompjuterike Statistikë etj. Këto bursa studimi mbulojnë kompensimin prej 850 euro në muaj për studentët si dhe kostot e udhëtimit, kjo në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. “Studentët që përfitojnë nga mobiliteti nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.”,-theksohet në njoftimin e Universitetit të Tiranës.

Aplikimi në Bachelor

Studentët e nivelit Bachelor që janë të interesuar të fitojnë bursën 6 mujore në Universitetin e Bolonjës, duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës gjatë aplikimit. Respektivisht, ata duhet të dorëzojnë një  CV në gjuhën angleze apo italiane; një kopje e Pasaportës; vërtetim studenti si dhe një listë notash. Gjithashtu, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe një letër motivimi në gjuhën angleze apo italiane në varësi të programit të studimit; certifikatën e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Italisht B2 në varësi të programit të studimit); si dhe të ashtuquajturën “Learning Agreement”. “Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit”,-citohet në njoftim. Studentët duhet të kenë kujdes që gjatë aplikimit në universitetin e La Sapienxës, të përzgjedhin lëndë të njëjta me ato që do të kryenin në semestrin e parë në fakultetin e Univeristetit të Tiranës, në mënyrë që lëndët dhe kreditet të njihen kur të kthehen. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që studentët do të zhvillonin në UT gjatë semestrit të parë, atëherë kur të kthehen sërish, studentët duhet të frekuentojnë  që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. “Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Sapienzës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Nëse ju nuk do të frekuentoni lëndë dhe nuk do të merrni kredite në universitetin pritës por do të shkoni vetëm për hulumtim atëherë duhet ta përcaktoni këtë gjë në dokumentin Learning Agreement”,-theksohet në njoftim.

Aplikimi në Master
Ndërkohë, të gjithë studentët që vazhdojnë studimet master e dëshirojnë që semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019 ta kryejnë në universitetin e Bolonjës në Itali, duhet të paraqesin dokumentacionin brenda afateve të përcaktuara. Kështu, kandidatët duhet të dorëzojnë një CV në gjuhën angleze apo italiane; një kopje të Pasaportës; vërtetim studenti; diplomën e nivelit Bachelor ku duhet ti bashkëngjitet lista e notave. Gjithashtu aplikanti duhet të dorëzojë edhe një listë notash të nivelit master të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze apo italiane në varësi të programit të studimit si dhe një letër motivimi e një certifikatë të gjuhës së huaj. Ashtu si në nivelin bachelor, studentët duhet të paraqesin kontratën “Learning Agreement”. Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm, dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, pranë Drejtorisë së Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe t’i dërgojnë të skanuara po të njëjtin dokumentacion në e-mailin [email protected].

Aplikimi në Doktoraturë

Të interesuarit për nivelin Doktoraturë duhet të aplikojnë brenda 30 tetorit këtë dokumentacion: CV (në gjuhën angleze/italiane); listë e publikimeve; kopje e Pasaportës; vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane); listë notash doktorature (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane); letër motivimi si dhe një përshkrim të temës së kërkimit (në gjuhën angleze/italiane në varësi të fushës së mobilitetit); letër të miratimit nga stafi akademik në Sapienza; certifikata e gjuhës së huaj niveli B1 (Italisht/Anglisht sipas programit të studimit) si dhe Learning Agreement.

 850 euro në muaj mbulimi mujor

Këto bursa studimi mbulojnë kompensimin prej 850 euro në muaj për studentët si dhe kostot e udhëtimit, kjo në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Studentët që përfitojnë nga mobiliteti nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës.

30 tetor Afati i fundit

Studentët e Universitetit të Tiranës, tashmë kanë mundësinë që të aplikojnë për bursa brenda datës 30 tetor të këtij viti në Universitetin La Sapienza të Italisë. Në faqen zyrtare të UT-së bëhet me dije se këto bursa studimi janë të vlefshme për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019 e do të zgjasin 6 muaj.

Dokumentacioni

 Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze/italiane);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);;
-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Italisht B2 në varësi të programit të studimit);

-Learning Agreement;

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze/italiane);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash e nivelit Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Listë notash e nivelit Master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Italisht B2 në varësi të programit të studimit );
-*Learning Agreement;

Dokumentet e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë:
– CV (në gjuhën angleze/italiane);
– Listë e publikimeve;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);
– Listë notash doktorature (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);
– Letër motivimi + Përshkrim të temës së kërkimit (në gjuhën angleze/italiane në varësi të fushës së mobilitetit);
– Letër e miratimit nga stafi akademik në Sapienza;
– Certifikata e gjuhës së huaj niveli B1 (Italisht/Anglisht sipas programit të studimit)