“Doing Bussines 2018”: Shqipëria përmirësoi rregullat e biznesit

395

Shqipëria shënon përmirësime lidhur me mjedisin rregullator të biznesit dhe lehtësinë e të bërit biznes krahasuar me një vit më parë.

Këtë tregojnë shifrat e raportit “Te besh biznes 2018” për rajonin e Europës dhe Azisë Qëndrore, përfshirë Shqipërinë, sipas të cilit Shqipëria ka përmirësuar rregullat e biznesit gjatë vitit të shkuar.

“Në treguesin e Distancës nga vlerësimi me pikët maksimale (100), rezultati i Shqipërisë ka lëvizur nga 67.74 në raportin “Të bësh biznes 2017”, në 68.70 në “Të bësh biznes 2018”, sipas një metodologji krahasuese,” thotë Maryam Salim, Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri.

“Kjo do të thotë se gjatë vitit të shkuar Shqipëria ka përmirësuar në terma absolute rregullat e saj të biznesit, sipas treguesve të raportit “Të bësh biznes”, pra vendi po ngushton diferencën me kufirin rregullator global. Kjo është një lëvizje pozitive “.- shkruhet në raport.

Raporti konstaton se ne renditjen totale te listes prej 190 vendesh, Shqiperia renditet e 65, krahasuar me vendin e 58-të në raportin e vitit të kaluar. Me sa duket, disa vende kanë ecur më shpejt se sa Shqipëria, kjo e kuptueshme nëse marrim në konsideratë faktin që ky ishte një vit zgjedhor, i mbushur me pasiguri politike në vendin tonë.

Në mënyrë më specifike, raporti “Të bësh biznes” vlerëson se Shqipëria ka kryer ndryshime të rëndësishme në kuadrin rregullator lokal në fushat e mëposhtme gjatë periudhës 2016-2017:

Shqipëria ka përmirësuar aksesin në kreditim duke bërë ndryshime në Kodin Civil dhe në Ligjin për Barrën Siguruese, si dhe përmes miratimit të një ligji të ri mbi falimentimin. Tashmë barra siguruese mund të vendoset mbi çdo lloj pasurie të luajtshme – përfshirë ato materiale dhe jomateriale – dhe kreditorëve të garantuar u jepet prioritet absolut në procedurat e falimentimit;

Shqipëria ka amenduar legjislacionin për të ulur numrin maksimal të orëve të punës (përfshirë orët jashtë orarit) të lejuara gjatë një jave dhe për t’u siguruar se grave dhe burrave u jepet e njëjta pagesë për të njëjtën punë.