Buxheti/ Në 2019 nisin investimet për hekurudhën Tiranë-Durrës

169
KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Buxheti i vitit 2019 parashikon nisjen e investimit për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë- Durrës, e cila do të ketë një degëzim edhe në Rinas.

Ky do jetë një nga investimet më serioze për hekurudhat për 20 e ca vite.

Gjithashtu , po bëhen studime fizibiliteti për hekurudhën me Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Të gjitha këto projekte janë projekte që hyjnë tek infrastruktura e konektivitetit rajonal.

Hekurudha do të ketë ndikim të madh pasi rrija e transportit hekurudhor të njerëzve, por sidomos mallrave do i japë mundësi porteve të përpunojnë volume më të mëdha mallrash për vendet fqinje.