Buza e lepurit – Ndërhyrje e kryer në Spitalin Amerikan 1 nga ekipi i mjekëve profesionistë i udhehequr nga Prof/Dr. Gianluca, Dr. Alessandro, Dr.Alfred Aga si dhe ekipi i mrekullueshëm dhe i palodhur i sallës operatore.
Buza e lepurit është një deformim ose defekt që krijohet gjatë zhvillimit embrional të javëve të para të shtatzënisë, i cili shfaqet në lindjen e fëmijës me çarje të buzës së sipërme, e cila mund të shtrihet në të gjithë qiellzën apo edhe në pjesën e hundës.
Në disa raste, buza e lepurit është e lidhur me keqformime të tjera apo sindroma kongenitale. Prania e kësaj anomalie krijon problem në procesin e ushqyerjes së fëmijës, nëse nuk korrigjohet në kohë, pasi përveç anës estetike mund të kemi edhe probleme funskionale dhe në të folur. Diagnoza e kësaj anomalie mund të bëhet që në ekografinë morfologjike nga një mjek i specializuar.
Dr. Alfred Aga, Shef i Shërbimit ORL në Spitalin Amerikan në bashkëpunim me kirurgët plastikë italianë, Dr. Alessandro Giacomina dhe Dr. Gianluca Gatti, prej vitesh bashkëpunojnë për të trajtuar këto patologjitë të lindura të fëmijëve.
Dr. Alfred Aga, këmbëngul se është shumë e rëndësishme që këto ndërhyrje të bëhen në 6 muajt e parë të jetës së fëmijës, pasi problemet funsksionale, të folurit dhe estetike me kalimin e kohës bëhen më të vështira për tu korrigjuar.
Dr. Alessandro Giacomina dhe Dr. Gianluca Gatti vijnë nga Qendra e Pizës, e cila kryen një numër të madh rastesh të tilla në të gjithë Italinë, duke numëruar mbi 300 operacione në vit dhe ekipi i përbashkët, së bashku me Dr. Agën dhe ekipin e sallës në Spitalin Amerikan 1, arrijnë të rindërtojnë me sukses defektin e lindur në një ndërhyrje të vetme.