“Bypass-i” i zonës historike në Gjirokastër, pazari do të kthehet në zonë këmbësore

60

Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon se kanë filluar punimet për ndërtimin e bypass-it të zonës historike (Ura e Nanxës- Urat e Mëdha Dunavat) në Gjirokastër.

“Ky projekt me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit zgjidh problematikën e trafikut në Pazarin e Gjirokastrës, duke e shndërruar atë në një zonë për këmbësorët. Ky investim do të mundësojë përmirësimin e qarkullimit të  automjeteve dhe rikthimin e qendrës historike në identitet” njofton FSHZH.

Realizimi i bypass-it në këtë zonë, krijon një lidhje midis lagjes ‘Cfakë’, ‘Dunavat’ dhe ‘Pazar i vjetër’, duke përmirësuar infrastrukturën pritëse turistike për vizitorët vendas e të huaj.