Calvert Journal: Shqipëria destinacion i klasit botëror për alpinizëm

18

Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë një nga sekretet e Europës, me bukuri të bollshme natyrore, plazhe mahnitëse dhe ujëra të pastra si kristal, shkruan Aaron Gerry për ”The Calvert Journal”, faqe e njohur kulturore kushtuar Ballkanit dhe Europës Lindore.

”Vendi është gjithashtu destinacion i klasit botëror për alpinizëm, ashtu si Italia dhe Greqia. Është një nga vendet më shkëmborë në Europë, me terrene malore që përbëjnë 70% të territorit. Sot, në Shqipëri ka më shumë se 80 rrugë për alpinizëm, me mundësi për mijëra të tjera shtesë.

Bovilla

Ngjituni nëpër shkëmbinjtë sipër ujërave të kaltër me pamje kodrash dhe vargmalesh në Bovillë. E gjendur rreth një orë nga Tirana, zona e parë e alpinizmit në vend ka një bollëk rrugësh të arritshme në kategoritë 5b-7c. Zhvillimi fillestar filloi në vitin 2010 dhe u ndërtua ngadalë nga vendasit dhe të huajt e asaj kohe. Në verë, pranë lumit ndodhet një kafe e vogël ku mund të freskoheni duke u lagur në ujë dhe me një pije freskuese në dorë.

Brar

Këtu nuk ka rrugë të lehta. Ne fakt, kanioni ka rrugët më të vështira në Shqipëri, kategoria 9b. Një alpinist profesionist francez, Seb Bouin, e ngjiti rrugën me një herë, para Krishtlindjeve në 2019. Terreni këtu është i përbërë nga pjesë të pjerrëta dhe nga gurë gëlqeror me vija të verdha, portokalli dhe gri.

Nëse jeni të zotë, Tirana është shumë mirë e pozicionuar si bazë, sepse shkëmbinjtë gjenden vetëm 20 minuta me makinë larg qytetit. Pasi të kenë kaluar muret në këmbë, alpinistët do të gjejnë rrugë të kategorive 6c dhe të tjera më shumë se 7a. Nga vendasit konsiderohet si terreni më i mirë për alpinizëm, gjë që është e dukshme nga profesionistë nga e gjithë bota, të cilët marrin përsipër këtë sfidë.

Gjipe

Vendndodhja ideale përgjatë rivierës shqiptare. Duke qëndruar në grykën e kanionit të Gjipesë, plazhi i izoluar është pamja më piktoreske e Shqipërisë. Litarët për ngjitje dalin nga stacioni i zbardhur nga dielli, si shkëmb koralor, ndërsa valët lëvizin butësisht si ajri që hyn në një rezervuar peshku. Rëra e bardhë që shtrihet rreth pesë metra, ju ndan nga uji dhe, nëse vjen ndonjë dallgë e madhe do shihni këmbët tek ju lagen.

Riviera shqiptare konkurron atë franceze dhe italiane, me luksin e të qenit shumë më pak e vizituar. Për të mbërritur atje, është katër orë rrugë me makinë nga Tirana.

Përmet

Alpinizëm, pastaj qetësohuni në banjat termale. Kanioni Lengarica, i ndodhur afër Përmetit, është më i njohuri për banjot termale të shumta, megjithatë nuk duhen anashkaluar mundësitë që ofron për alpinizëm. Humnera ndodhet brenda parkut kombëtar “Bredhi i Hotovës”, më i madhi në llojin e tij në vend dhe është rreth katër orë rrugë me makinë në juglindje të Tiranës. Kanioni është afërsisht 4,5 kilometra i gjatë. Ngjitja e veçantë përbëhet nga litarë të varur dhe shpella dramatike, në të cilat thuhet se ka mbetje njerëzore mbi 4000 vjeçare. Më pas, qetësohuni në ujërat e ngrohtë kurues të lumit Lengarica, që kanë një temperaturë prej rreth 30°C gjatë gjithë vitit.

Përmeti, një ish-fshat osman i shekullit XV, ka në qendër të tij një shkëmb të veçantë të mbushur me legjenda. Është 42 metra i gjatë dhe në majë ndodhet një sit arkeologjik që mund të datojë në shekullin IV.

Theth

“Chamonix”-i i Shqipërisë, Thethi është një luginë me dredha, ndoshta shkëmbi më i gjatë në gadishullin e Ballkanit. Mali i Arapit, ose “I errëti”, është 2217 metra i lartë dhe përmban një shpat që ngrihet 800 metra mbi tokë. Në vitin 2010, një ekspeditë gjermane përfundoi ngjitjen e shpatit që përbëhej nga një rrugë e kategorisë 7a.

Rruga deri në Theth është gjysma për në destinacionin e famshëm Valbonë-Theth. Ecja për atje është 17,5 kilometra dhe ju duhen rreth shtatë orë. Në të vërtetë, bëhet më shpejtë sesa me makinë, që duhen përafërsisht 10 orë. Nisja e udhëtimit nga Shkodra është mënyra më e lehtë për të arritur në Theth, megjithatë mund të arrini në luginë edhe duke u nisur nga Tirana, për rreth katër orë me makinë. Duhet të dini se do ju nevojitet një makinë e madhe për të përshkuar rrugët e vështira.

Edhe pse ka një potencial të pakufishëm, vendi nuk është zhvilluar shumë. Në mjedisin alpin të paprekur ndodhen masivë gëlqerorë, shpellat horizontale më të gjata në vend dhe fusha me gurë. Nëse po kërkoni një vend për alpinizëm dhe një rrugë sportive më të shkurtër në një zonë alpine, Thethi është destinacioni juaj i duhur.