CAS rrëzon ankimimin e Serbisë kundër Kosovës

252

Serbia ka humbur edhe betejën e fundit për të kundërshtuar njohjen e Kosovës nga UEFA. Apelimi i federatës serbe pas anëtarësimit të FFK-së, u rrëzua këtë të martë nga Arbitrazhi Sportiv.

Në ankimimin e serbëve në CAS, pretendohej se pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës pas votimit në UEFA, ishte i paligjshëm dhe shkelte rregulloren. Federata Serbe bazoi ankimimin e saj në artikullin 5 pika 1 të rregullores së UEFA-s, që sipas interpretimit të palës serbe, përcakton se një federatë nuk mund të pranohet në UEFA pa u anëtarësuar më parë në OKB.

Ky pretendim u hodh poshtë nga interpretimi i bërë nga paneli i CAS.

Kosova u pranua në UEFA në maj të vitit të kaluar dhe pak javë më vonë u formalizua edhe pranimi nga FIFA.

Këto njohje pasuan pjesëmarrjen e Kosovës në elimantoret e botërorit dhe dy skuadrave të kampionatit vendas në garat europiane.

Burimi: Top Channel