Çdo shtet i BE-së ka të drejtë të zgjedhë vetë nëse do të ndryshojë orën

79

Parlamenti Europian mbështet një propozim për ti dhënë fund ndryshimit të orës, që zgjat orët e ditës gjatë verës në mbarë BE. Ky nuk është një lajm i ri, por lajmi i ri është se nga viti 2021 çdo shtet anëtar i BE ka të drejtë të zgjedhë vetë nëse do të mbajë sistemin e tanishëm me ndryshimin e orës apo për tu dhënë fund, dhe ora të mbetët e pandryshuar në dimër dhe në vetë.

Sipas një direktivë të BE-së, 28 shtetet aktualisht ndryshojnë orën të dielën e fundit të marsit dhe në dimër të dielën e fundit të muajit tetor. Kjo praktikë ndiqet edhe në Shqipëri.

Kujtojmë se Komisioni Europian me hartimin e legjislacionit të BE, e bëri propozimin që vitin e kaluar, pas një konsultimi dhe një sondazhi që të tregoi se 84% e njerëzve duan që të hiqet ndryshimi i orës. Ishin 4.6 milion banorë në vendet e BE që morën pjesë, me 70 % gjermanë.

Por tashmë u vendos nga deputetët dhe komisionerët që shtetet duhet ta vendosin vetë, dhe kjo për të minimizuar rrezikun e përplasjeve në çështjet ekonomike, dhe sistemit se si funksionojnë oraret e punës në çdo shtet.