Çelen aplikimet për “Doktoratë”, ja kriteret që kërkohen dhe afatet

77

Kandidatë që kanë mbaruar studimet e nivelit të dytë, tashmë  kanë mundësi  të aplikojnë  për programet  e studimit të ciklit të tretë “ Doktoraturë”  për vitin 2021 -2022 deri në  31 Mars të vitit të ardhshëm  . Ministria e  Arsimit  ka nxjerrë  udhëzimin në lidhje me hapjen e programeve të ciklit të tretë sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e arsimit të lartë.

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, i miratuar i hap rrugë  nisjes së aplikimeve për pranimet e reja. Në këtë udhëzim konfirmohen procedurat dhe afatet e aplikimit për të gjithë kandidatët e interesuar.Ndërsa për hapjen e studimeve të doktoratës ende nuk është publikuar ndonjë afat konkret në lidhje me aplikimet, apo kuotat e pranimeve që do të realizojnë për këtë cikël institucionet e arsimit të lartë publik.

Aplikimet në programet e ciklit të tretë me kohë të plotë për të gjitha kategoritë e kandidatëve do të bëhen në sekretaritë mësimore të fakultetit, në të cilin kandidati kërkon të ndjekë. Gara edhe për këtë cikël studimesh do të zhvillohet me anë të dosjes ndërsa sa i takon tarifës ajo  ndryshon  në varësi të  institucionit Arsimor.

Në dosjen e aplikimit duhet që të përfshini diplomat, ose fotokopjet e noterizuara që tregojnë përfundimin e studimeve të nivelit të dytë, diplomat përkatëse dhe listat e notave të studimeve të kryera në ciklin e parë “bachelor”, vërtetimin për njohjen e një prej 5 gjuhëve të huaja të BE-së, sipas testeve ndërkombëtare të aprovuara nga MASR. Ndërsa për shtetasit e huaj kërkohet edhe dëshmia e njohjes së gjuhës shqipe.