Çelet ekspozita “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia”

99

Muzeu Historik Kombëtar, Polo Biblio-Museale e Provincës së Leçes, Muzeu Castromediano në Leçe dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali çelën dje, ekspozitën “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia”.

Muzeu Historik Kombëtar u paraqit me objekte dhe libra kushtuar figurës së Heroit tonë Kombëtar si riprodhimi i Përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, si edhe armë të asaj periudhe.

Ekspozita “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia” është një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi marrëdhëniet historike që Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka pasur me rajonin e Pulias dhe dukumentet unike që janë mbledhur nga pala italiane për këtë ekspozitë, të cilat na japin fakte të rëndësishme historikë për periudhën e Mesjetës.