Çelet kësti i tetë i pagesave për ish-të përndjekurit

366

Ministria e Financave çeli këstin e tetë të pagesave, i cili përmbyll plotësisht dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë që janë gjallë. Sipas urdhërit të ministrit të Financave, janë rreth 1.650 persona të cilët me këstin e fundit përfitojnë 700 milionë lekë.
Në total, për periudhën 2014-2017, buxheti i shtetit prej 5.8 miliardë lekë, ose mbi 43 milionë euro si dëmshpërblim për ish-të përndjekurit e kategorisë së parë.