Çelet panairi i librit, 95 autorë dhe 100 shtëpi botuese mblidhen në Tiranë

120

U hap sot panairi i librit “Tirana 2018”. Ky është edicioni i 21 i këtij eventi që ka nisur të mbahet prej vitit 1991.

Në këtë edicion do të jenë 95 autorë dhe 100 shtëpi botuese të huaja dhe shqiptarë.

Një juri profesioniste do të përzgjedhë edhe veprat më të mira.

Botues, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve të kulturës dhe arsimit, mësues, punonjës të bibliotekave, përkthyes etj., do të jenë të pranishëm për të shkëmbyer mendime për situatën e leximit sot, por edhe për lexuesin e së ardhmes.

Përpos aktiviteteve që nuk do të mungojnë gjatë ditëve të Panairit në çdo stendë, disa nga shkrimtarët e tjerë, të cilët do të jenë në stendat e shtëpive botuese, me libra të rinj, për këtë vit janë; Flutura Açka, Mira Meksi, Mimoza Ahmeti, Ridvan Dibra, Besnik Mustafaj, Namik Dokle, Zija Çela, Agron Tufa etj.