Çelet Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, marrin pjesë 100 biznese ndërkombëtare

80

Sot është hapur Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, me qëllim të promovimit të kompanive kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë.

Panairi në të cilin po marrin pjesë rreth 100 biznese nga vendi, rajoni dhe BE-ja, është i hapur deri më 26 prill në Qendrën e Panaireve.