“Centrali lundrues” vjen në Vlorë, anija në port gjeneron energji përmes gjeneratorëve

21

Në portin e Vlorës ka mbërritur anija e parë gjenerator që do të përdoret nga Shqipëria për të prodhuar energji elektrike. Janë dy anije të tilla që janë marrë me qira nga qeveria shqiptare nga kompania amerikane Marrëveshja 2-vjeçare me kompanitë Exelerate Energy dhe Renco është nënshkruar me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Anijet kanë gjeneratorë të mëdhenj të cilët do furnizohen me naftë për të prodhuar 114 megavat orë energji elektrike. Kjo përfaqëson gati 15 përqind të nevojave të konsumit në Shqipëri.

Dy anijet do të ankorohen në afërsi të Triportit në Vlorë dhe do të lidhen me depozitat tokësore të naftës që ndodhen në zonë për të prodhuar energji.

Ndërkohë që do të realizohet edhe lidhja me sistemin e transmetimit të energjisë elektrikë nëpërmjet nënstacionin e TEC-it të Vlorës dhe Nënstacionin 220KV në Babicë.

Anijet do vendosën në funksion së bashku me termocentralin e Vlorës për ta kthyer gjirin e Vlorë në një nga burimet më të rëndësishme të energjisë në Shqipëri.

Anijet janë termocentrale lundruese me një fuqi të instaluar në 110 megavat. Ato pritet të gjenerojnë energji elektrike me një çmim mesatarisht shumë më të ulët se çmimet e tregjeve në bursa. Një llogari paraprake është se çmimi për MWh do të jetë rreth 200€.

Do të mundësojë sigurimin e furnizimit për shërbim publik si dhe do të ulë riskun e ekspozimit të kompanisë KESH në importet e energjisë.