Certifikatat e gjendjes civile tashmë gjenerohen edhe në gjashtë gjuhë të ndryshme. Certifikatat në 6 gjuhë të huaja merren online përmes e-Albania.
Qytetarët mund të përzgjedhin llojin e certifikatës, të zgjedhin opsionin e gjuhës shqipe ose të huaj dhe ta gjenerojnë menjëherë nga kompjuteri apo smartfoni i tyre.
Qytetarët mund të kërkojnë në portalin E-Albania, certifikatë familjare, certifikatë personale, certifikatë nga akti i lindjes, certifikatë nga akti i martesës, certifikatë nga akti i vdekjes.
Më pas duhet të zgjedhin certifikatë personale (shqip/ në gjuhë të huaj). Më pas zgjedhin opsionin: “Shfaq certifikatën në gjuhë të huaj”.
Menjëherë gjenerohet dokumenti i përkthyer në: anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht, italisht, greqisht.