Çertifikohen 52 udhërrëfyes të rinj turistikë

393

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes u certifikuan 52 udhërrëfyes të rinj turistikë: kombëtarë, lokalë dhe të specialiteteve të veçanta. Kjo ishte faza e dytë e certifikimit të udhërrëfyesve turistikë pasi në muajin shkurt u certifikuan 159 guidat e para që sot operojnë në treg si guida zyrtare të njohur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Për shkak të nevojave dhe kërkesa nga tregu për këtë profesion në prag të fillimit të sezonit veror, u zhvillua një konkurs i dytë ku u certifikuan dhe 52 udhërrëfyes të tjerë.