Certifikohet “Air Albania”, pas Stambollit do operojë edhe në 4 aeroporte europiane

74

Është përfolur e sulmuar papushim, por ‘Air Albania’ tashmë është realitet, pasi ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian.

Avioni i parë i linjës ajrore “Air Albania” është regjistruar nën emërtimin A319 Za Bel në regjistrin e avionëve civilë. Ai bëri me dije po kështu është miratuar pjesa e stafit prej 38 punonjësish dhe tetë pilotësh të kompanisë. Kodi që do të mbajë avioni është ABN. Mirëmbajtja e avionëve do të bëhet nga pjesa teknike e kompanisë Turkish që është edhe aksionere ndërkohë që kompania shqiptare do të atashohet pranë organizatës së trajnimit të Turkish Airlines.

Air Albania do të kryejë fluturime në Stamboll, Romë, Milano, Bolonjë dhe Londër.

Pas kësaj procedure, kompania duhet të vijojë me licencimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Krijimi i ‘Air Albania’ dhe aksionerët

“Air Albania” do të operojë në fushën e transportit ajror dhe ka tre aksionerë; “Albcontrol”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, sh.p.k. Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind. “

Air Albania” do të ofrojë çmime low cost për disa destinacione ku i pari do të jetë Stambolli. Në një dokument të Autoritetit të Konkurrencës të pak kohëve më parë ku bëhej edhe vlerësimi i përqendrimit bëhej e ditur se destinacionet e tjera pas Stambollit do të jenë Roma, Bolonja dhe Londra