Çfarë blenë shqiptarët tre vitet e fundit/ Autoveturat e prodhuara në Gjermani dominojnë në rrugët e Shqipërisë

36

Numri i mjeteve që janë prodhuar gjatë apo pas 2010 është rritur me 150% nga 8700 copë të hyra në 2018 në 12900 copë të hyra vitin e kaluar. Kjo tregon se flota e makinave që qarkullon në Shqipëri ka tendencën të kalojë drejt prodhimeve relativisht të reja.

Autoveturat e prodhuara në Gjermani dominojnë në rrugët e Shqipërisë. Kjo tendencë është theksuar edhe më tej në 2020, ku nga 43.661 autovetura, të regjistruara për herë të parë më shumë se 38 për qind e tyre janë vetëm të dy markave “Volkswagen” dhe “Mercedez-Benz”.

Nëse do ta rajonalizojmë tregun e makinave ai në pjesën më të madhe të tij shtrihet në rajonin Tiranë Durrës, ku në 2020 janë regjistruar më shumë se gjysma e mjeteve që kanë hyrë në vend. Nga 52,361 mjete që kanë hyrë gjithsej, në Tiranë e Durrws janë regjistruar mbi 28 mijë copë.