Çfarë duhet të dini për gripin

38

Gripi shkaktohet nga një virus dhe mund t’i ngjitet kujto pavarësisht sesa i fortë mund të jetë sistemi imunitar.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik argumentojnë se ka disa mite kundrejt fakteve lidhur me sëmundjen e gripit. Sipas tyre ka mbetur mit që një dietë e shëndetshme me vitamina C e parandalon gripin, gjë që në fakt nuk është e vërtetë.

Gripi shkaktohet nga një virus dhe mund t’i ngjitet kujto pavarësisht sesa i fortë mund të jetë sistemi imunitar.

Disa fakte për gripin

Gripi mund të jetë një sëmundje serioze që mund të çojë në gjendje të rëndë shëndetësore, me shtrime në spital dhe ndonjëherë  deri në vdekje.

Për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare, por në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe vdekje.

Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Në raste më të rralla, një individ mund të infektohet duke prekur objekte të ndotura me virusin e gripit dhe më pas ai  i kalon  në  gojën  apo  në hundën e tij me duart e infektuara

Një individ i infektuar mund të infektojë të tjerët, 1 ditë përpara se simptomat të shfaqen. Ai vazhdon të jetë infektues për 5-7 ditë pasi është sëmurur. Simptomat shfaqen 1-4 ditë, pasi virusi është futur në organizëm. Kjo do të thotë që mund t’a transmetoni virusin dikujt tjetër, përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë, si dhe e transmetoni atë edhe kur jeni të sëmurë.

Individë të tjerë mund të jenë të infektuar me virusin e gripit por nuk kanë simptoma. Gjatë kësaj periudhe këta individë mund të transmetojnë virusin e gripit tek të tjerët.

Çdokush mund të sëmuret nga gripi dhe mund t’ia transmetojë kujtdo-edhe pa pasur ndonjë simptomë. Gripi mund t’i ngjitet kujtdo, pavarësisht se sa i fortë mund të jetë sistemi imunitar.

Specialistët e ISHP-së rekomandojnë qytetarët që të mos nënvlerësoni gripin. “Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun. Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen, drejtohuni menjëherë tek mjeku”, -apelon ISHP.