Çfarë duhet të dini rreth vaksinës së gripit

80

Vaksina e gripit është një instrument efikas për parandalimin e gripit të stinës. Nga kjo vaksinë duhet të përfitojnë kategoritë më të rrezikuara si fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, sidomos ata me sëmundje që kanë të bëjnë me aparatin e frymëmarrjes.

Vaksina e gripit funksionon realisht dhe është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe familjen nga gripi. Jo më kot në Amerikë tani të gjithë të punësuarit në kompani private apo shtetërore janë të “detyruar” të vaksinohen. Ajo rekomandohet në mënyre absolute për të gjithë njerëzit mbi 6 muajsh.

Çfarë duhet të dimë mbi këtë vaksinë?

Vaksina e gripit është një vaksinë e cila injektohet me një gjilpërë, zakonisht në krah.  Tipet e virusit të gripit janë vazhdimisht në ndryshim, kështu që është e domosdoshme që një vaksinë e re gripi të prodhohet çdo vit. Shkencëtarët krijojnë vaksinën e re përpara se të fillojë sezoni i gripit duke parashikuar tipin e virusit që ka të ngjarë të përhapet më shumë gjatë sezonit të ardhshëm.

Momenti se kur fillon sezoni i gripit dhe kur mbaron është i paparashikueshëm, kështu që  rekomandohet që njerëzit të bëjnë vaksinën e gripit në fillim të vjeshtës, mundësisht deri në fund të tetorit. Aktiviteti i gripit zakonisht arrin majat në muajin janar ose shkurt.

Pas vaksinimit, nevojiten rreth dy javë për të ndërtuar imunitetin kundër gripit.

Efektiviteti i vaksinës së gripit mund të ndryshojnë në varësi të personit që vaksinohet. Vaksina tenton të punojnë më mirë tek të rriturit e shëndetshëm dhe fëmijët, dhe më pak tek të moshuarit.

Që ju mund të merrni gripin nga vaksina e gripit është thjesht një mit. Viruset që ndodhen të përfshirë në vaksinën e gripit janë të vrarë. Megjithatë, për shkak se ajo merr rreth dy javë kohë për të ndërtuar imunitetin tek njerëzit, pasi ata marrin vaksinën e gripit, disa njerëz mund të kenë kapur gripin menjëherë pas vaksinimit të tyre. /