Çfarë duhet të keni parasysh që të rrisni fëmijë gjenialë

0

Në vitin 1971, profesori Julian Stanley themeloi programin Study of Mathematically Precocious Youth. SMPY është “anketa më e gjatë e bërë me fëmjët e talentuar intelektualisht”, sipas Nature.

Për 45 vitet e fundit, falë saj, janë gjurmuar arritjet e mbi 5000 fëmijëve të talentuar që kanë formësuar botën tonë.

“Pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, këta njerëz vërtet kontrollojnë shoqërinë tonë,” tha për Nature Jonathan Ëai, një psikolog në Programin e Identifikimit të Talenteve të Universitetit Duke në Durham, Karolina e Veriut.

 “Fëmijët që rezultojnë në 1% më të lartë priren të bëhen shkencëtarë dhe akademikë të shquar, CEO-t e Fortune 500 dhe gjyqtarë federalë, senatorë dhe miliarderë.”

Nature, nisur nga informacionet e fituara nga anketat, ka përpiluar edhe një listë për prindërit që janë të interesuar që fëmijët e tyre të kenë mundësi t’i identifikojnë dhe kultivojnë talentet e tyre.

-Ekspozoni fëmijët ndaj përvojave të ndryshme.

-Kur një fëmijë shfaq interesa ose talente, jepni mundësi për t’i zhvilluar ato.

-Mbështetni nevojat e tyre intelektuale dhe emocionale.

-Ndihmojini fëmijët të zhvillojnë një mendësi për rritje, duke i përgëzuar për përpjekjet jo për aftësitë.

-Inkurajoni fëmijët të ndërmarrin rreziqe intelektuale dhe të jenë të hapur ndaj dështimeve që i ndihmojnë të mësojnë.

Kujdes nga etiketimet: të identifikohesh si i talentuar mund të jetë një barrë emocionale.

Punoni me mësuesit për të përmbushur nevojat e fëmijës suaj. Nxënësit e zgjuar shpesh kanë nevojë për materiale më sfiduese, mbështetje shtesë ose liri për të mësuar me ritmin e tyre.

Testoni aftësitë e fëmijës suaj. Kjo mund të mbështesë argumentet e prindit për punë më të avancuar dhe mund të zbulojë probleme të tilla si disleksia, çrregullimi i mungesës së vëmendjes/hiperaktivitetit ose sfidat sociale dhe emocionale.

Në thelb, fëmijët e talentuar marshojnë me ritmin e daulleve të tyre. Lërini të jenë vetëvetja dhe do të jenë në rregull.

/a2news.com