Çfarë duhet të konsumoni për mëngjes?

56

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për organizmin e njeriut.  Fibrat, proteinat dhe vitaminat nuk duhet të mungojnë në mëngjesin tuaj. Ajo që preferohet më shumë për t’u ngrënë është veza, e cila përmban proteina të cilat i duhen organizmit për të funksionuar sa më normal gjatë ditës.

Drithërat, gjalpi dhe arrat janë mjaft të nevojshme për mëngjes sepse kanë vlera ushqyese dhe e mbajnë organizmin të palodhur për një kohë të gjatë. Po ashtu, drithërat përmbajnë fibra, të cilat ndihmojnë organizmin në tretjen e ushqimit dhe kjo i parandalo sëmundjet, të cilat lidhen me problemet e tretjes dhe zorrëve.

Qumështi padyshim që nuk duhet të mungojë, kjo për shkak të përmbajtjes së kalciumit, i cili i mban kockat në formë dhe të shëndetshme.