Çfarë është maska “e zgjuar” e cila mund të përdoret për vite me radhë ?

45

Ndërsa bota po përpiqet të përballojë kërkesën në rritje për maska ​​kirurgjikale dhe ato me forcë të lartë N95, të cilat përdoren nga personeli mjekësor për tu mbrojtur kundër covid-19, korporata ruse Rostec ka zhvilluar një maskë shumëvjeçare antibakteriale që mbron nga viruset dhe çdo llojet e mikroorganizmave.

Korporata shtetërore ruse Rostec njoftoi se Fabrika e Prodhimit të Instrumenteve Ramensky do të testojë maskën universale TIOKRAFT deri në fund të korrikut. Një bateri është ndërtuar në të, dhe mund të mbrojë një person nga viruset për disa vjet.

“Ky është një produkt krejt i ri, nuk është një maskë që mund të vishni dhe hidhni për një orë ose dy, kjo maskë mund të vishet për disa vjet, ajo mundësohet nga një bateri e zakonshme. Ne planifikojmë t’i mbarojmë testet në korrik, “tha Sergei Anokhin, Drejtori i Përgjithshëm i Impianteve të Prodhimit të Instrumenteve Ramensky, në një konferencë për shtyp.

Anokhin tha se parimi i maskës është pastrimi i ajrit duke përdorur një filtër duke përdorur teknologjinë e fotokatalizës. Filtri bllokon papastërtitë e dëmshme, dhe pastaj, nën ndikimin e rrezatimit ultravjollcë, i zbërthen në ujë dhe dioksid karboni.