Çfarë lexojnë drejtuesit?

302

Nga Agustin Prenga

Xhon Maksuell  kërkon dy cilësi të panegociueshme te një udhëheqës.

Së pari udhëheqësi zhvillon veten dhe së dyti zhvillon të tjerët.

Kjo kërkon disiplinë dhe qëllimshmëri. Një nga shenjat e dallueshme  të dëshirës për tu rritur është leximi, mësimi i vazhdueshëm.

Ja 7 burimet  që sugjeroj për udhëheqësit dhe jo vetëm.

1. johnmaxwell.com Një personalitet  botëror në fushën e udhëheqsisë. Me mbi 19 milion libra të shitur. Ndonëse uebsajti i tij është një burim i mirë për cilësinë e artikujve që poston, do të sugjeroja të lexoje librat e tij. Developing the leader within you, 21 irrefutable laws of leadership, 360 leader dhe 5 levels of leadership .

2. hbr.org    Uebfaqja përmban artikuj studime nga eskpertë të fushës së biznesit , psikologjisë dhe pedagogjisë. Mbulon fushat  të tilla si : Managing People;Leadership; Strategy; Communication ;Managing Yourself; Innovation Technology; Entrepreneurship Marketing ; Career Planning; Organizational Culture ; Human Resource; Management; Decision Making ;Productivity; Work-Life Balance.

Hbr të krijon mundësinë që pasi regjistrohesh falas mund të ndjekësh seritë tuaja profesionale .  Në profilin tënd do të shfaqen artikujt lidhur me fushën tënde të interesit. Ka një kufizim leximi prej 8 artikush falas . Gjithashtu ofron një mundësi me pagesë ku mund të kesh hyrje  te botimi i revistës HBR.

3. sethgodin.typepad.com Autori është i njohur si një autoritet i marketingut. Shkruan çdo ditë të vitit.  Postimet e tij të shkurtra kanë një urtësi që të ndihmon në  trendet globale ,menaxhimin e burimeve njerëzore dhe marketingun e produkteve.

4. michaelhyatt.com  Një mentor virtual sa i përket ndihmës në  zhvillimin personal dhe përdorimin e mjeteve digjitale . Eshtë pak agresiv në marketingun e produkteve që ofron por njëkohësisht është një ekspert burimor.

5. leadershipfreak.blog/  Ky është blogu më social.  Për disa vite është blogu që ka më shumë  ndarje në rrjetet  sociale . Autori shkruan artikuj që kanë vetëm 300 fjalë. Ndonëse  një emër  jo aq i njohur shpesh postimet e tij kanë mprehtësi të vlefshme.

6. startwithwhy.com/ Simon Sinek, një autori i ri që u bë i njohur nga TedTalks. Ai është i famshëm për rrethin e tij të  Pse-së . Frymë pozitive dhe një mendimtar aktiv.

7. bible.com Bibla.al      Bibla ka një urtësi të jashtzakonshme mbi këtë temë. Një urtësi përtej epokave kulturave dhe kufizimeve njerëzore. Eshtë burimi im i parë kur i qasem kesaj teme. Ndonëse shpesh herë për lexuesin fillestar do kontekst ja vlen leximi  duke filluar nga:  Libri i Eksodit ,1 dhe 2 Samuelit, Nehemia,  Letra 1 dhe 2 Timoteut  Gjoni,Mateu. Në fakt të gjithë 66 pjesët  e saj ofrojnë një thesar njohurie.

Ja vlejnë të përmenden

  • leaderchat.org/ Ken Blanshard  
  •  jimcollins.com/   Jim Collins  
  • heathbrothers.com/  Dan and Cheap Heath
  • tablegroup.com/ Patrik Lencioni 
  • forbes.com/sites/mikemyatt/   Mike Myat në Forbes
  • gregmckeown.com/      Greg Mckeown