Çfarë ndodh në një minutë brenda rrjetit të internetit? Llogaritë janë bërë nga një shoqëri në operon në botën inovative dixhitale dhe rezulton se shkëmbehen 187 milionë email, 38 milionë mesazhe në WhatsApp, 18 milionë sms, shkarkohen 375 mijë aplikacione dhe shpenzohen rreth 900 mijë $ në e-commerce.
Teknologjia po ecën me ritme marramendëse dhe nga statistikat në 2 vitet e fundit është krijuar rreth 90% e gjithë të dhënave të krijuara deri më sot. Mjafton të theksohet se çdo ditë në mbarë botën gjenerohen 3 kuintilionë byte, ose më saktë një shifër që shkruhet me 18 zero.
Sipas ekspertëve të IT, i gjithë ky volum të dhënash mund të përdoret për të rritur eficencën e kompanive, përmirësuar marrëdhëniet me klientët dhe gjithashtu të shfrytëzohet për të krijuar mundësi të tjera biznesi, duke pushtuar kështu tregje të reja.
Në klasifikimin e informacioneve në një minutë renditen edhe 2.4 milionë video në Snapchat, 973 mijë login-in në Facebook, 481 mijë tweet dhe 174 mijë postime në Instagram.