Çfarë shqipe flitet nga shqiptarët në Ukrainë, Bullgari, Moldavi? E zbuloni këtu

140

Në saje të punës me përkushtim të studiuesit, albanologut të njohur, Robert Elsie, shqiptarët u njohën me pamje e imazhe nga tokat e banuara me ta, të panjohura ose shumë të rralla, të para më shumë se një shekulli e gjysmë.

Ato ai i zbuloi nëpër arkiva e muze në Europë e Amerikë, ose në fondet private të studiuesve të ndryshëm Elsie ka zbuluar edhe disa regjistrime me zë që dëshmojnë të folmet e shqipes në diasporën e hershme shqiptare.

Sot po sjellim të folme nga Ukraina, Bullgaria, Moldavia… Duhet të klikoni mbi pikën e gjelbër për të dëgjuar incizimin përkatës. Për të ndryshuar vendin e të folmes, duhet të klikoni në “Back”.

Për të dëgjuar dialektet e gjuhës shqipe në Ukrainë, Bullgari, Moldavi… klikoni KËTU.