Çfarë suksesi! Distria Krasniqi fiton një tjetër medalje të artë Grand Prix Almada të Portugalisë

18

Distria Krasniqi e ka nisur vitin mbarë duke rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix Almada të Portugalisë. Kampionia olimpike triumfoi me Ippon duke mposhtur kështu në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti xhudisten nga Portugalia Joana Diogo, pasi kjo e fundit në raundin e dytë e mposhti xhudisten kosovare Erza Muminoviq.

Në çerekfinale mposhti me 3 dënime për Ippon spanjollen, Ariane Toro Soler. Ndërsa në në raundin e parë ishte e lirë, xhudistja kosovare në raundin e dytë mposhti me wazaari dhe tri dënime për Ippon francezen, Leonie Gonzalez.