Çfarë suksesi/ Distria Krasniqi më e mira në botë, fiton medalje të artë në Grand Slam Paris 2023

8

Një tjetër medalje për Kosovën në sportin e xhudos nga garat ndërkombëtare. Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023, pasi në finale mposhti xhudisten hungareze, Reka Pupp, raporton KosovaPress.

Për Distrian ky ishte Grand Slami numër katër i fituar në Paris. Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri tek medalja e artë, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

Krasniqi e vazhdoi edhe më tej formën fantastike, ku në çerekfinale fitoi kundër mongoles Sosorbaram Lkhagvasuren, kurse në gjysmëfinale mposhti francezen, Amandine Buchard.

Në finale, Distria Krasniqi mposhti xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp duke fituar medaljen e artë në këtë turne. /KosovaPress/