Çfarë suksesi! ‘Vera andrron Detin’ fiton çmimin kryesor në Tokyo International Film Festival

13

Filmi kosovar ‘Vera andrron Detin’ me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Dorentina Basha ka fituar çmimin ‘Çmimi i madh i Tokios’ në festivalin ndërkombëtar të Tokios.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri.