Cila është makina preferuar e shqiptarëve dhe sa automjete ka në Shqipëri

117
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Marka Benz rezulton se nuk është me marka më e preferuar e shqiptarëve kur vendosin që të blejnë një automjet të ri. E kjo ka bërë që kjo markë të humbasë gjithnjë e më shumë dominancën që kishte në numrin e automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri.

Të dhënat zyrtare të DPSHTRR-së tregojnë se vitet e fundit në Shqipëri po importohen më shumë automjete të markës Volkswagen sesa Benz, që të paktën në 3 vitet e fundit ka mbetur në vend të dytë sa i përket markave të makinave që importohen.

Të dhënat zyrtare të DPSHTRR-së tregojnë se gjatë vitit 2021, në Shqipëri janë importuar 68 mijë e 514 mjete. Nga këto automjete të reja që janë futur në Shqipëri, pjesa më e madhe janë Volkswagen, për të vijuar më pas me Benz, me Audi, Ford etj.

E njëjta tendencë ka qenë edhe gjatë vitit 2020 dhe 2019 ku importet e makinave të markës Volkswagen po ‘mundin’ ato të markës Benz.

Në total, në vend janë të regjistruara 711 mijë e 358 mjete. Makina dominuese ka qenë Benz, edhe për vetë faktin se kjo ishte një markë e preferuar shumë dhe e përhapur masivisht te shqiptarët.

Por tendenca e viteve të fundit kur makinat që po importohen janë më shumë Volkswagen sesa Benz ka bërë që edhe raporti në numrin e makinave që qarkullojnë në vend të ngushtohet ndjeshëm, në disfavor të Benz.

Nëse analizojmë shifrat e 3 viteve të fundit dhe tendenca do të vijojë të mbetet e tillë, atëhere brenda pak vitesh, Benz mund të detyrohet të dorëzojë titullin “makina e preferuar e shqiptarëve”, që e ka mbajtur për vite me radhë./SCAN