Cilat janë qarqet që prodhojnë më shumë fruta në Shqipëri

54

Prodhimi i pemëve frutore në vendin tonë vitin e fundit është rritur në 273.749 tonë, nxitur nga zgjerimi i eksporteve që shënon rritje dyshifrore.

Sipas MBZHR, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka financuar rreth 6000 projekte ndër vite, me një vlerë prej 948 milionë lekë, duke shtuar me 3400 hektarë sipërfaqen e mbjellë me dru frutorë, ku nektarina dhe pjeshka zënë rreth 23,25 % të prodhimit.

Prodhimi i frutave është i përqendruar në qarkun e Korçës, me rreth 23 % të numrit të pemëve frutore dhe 30% të prodhimit total të frutave, i ndjekur nga Elbasani, Berati, Fieri dhe Dibra. Të gjitha këto qarqe së bashku përbëjnë më shumë se 2/3 e prodhimit total të frutave në Shqipëria.