Vitaminat janë të domosdoshme për organizmin.
Megjithatë, a e dini sa vitamina ju duhen në ditë apo në cilat ushqime t’i gjeni ato?
Artikulli i mëposhtëm ju vjen në ndihmë me informacione të dobishme të cilat duhet t’i zbatoni edhe në praktikë.
Vitamina A
Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.
Përfitimet: Përmirëson shikimin, sistemin imunitar dhe sistemin riprodhues.
Vitamina B1
Ushqimet ku mund ta gjeni: Krundet, drithërat e plotë, produktet e miellit, buka.
Përfitimet: Ndihmon organizmin të përpunojë karbohidratet dhe disa proteina.
Vitamin B2
Ushqimet ku mund ta gjeni: Qumështi, produktet e bukës, drithërat e pasuruar.
Përfitimet: Ndihmon në transformimin e ushqimit në energji dhe në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Vitamina B3
Ushqimet ku mund ta gjeni: Mishi, peshku, shpendët, buka integrale, drithërat e pasuruar.
Përfitimet: Ndihmon me tretjen dhe në formimin e kolesterolit
Vitamina B5
Ushqimet ku mund ta gjeni: Mishi i pulës, lopës, patatet, tërshëra, drithërat, domatet.
Përfitimet: Ndihmon në transformimit të karbohidrateve, proteinës dhe yndyrnave në energji.
Vitamina B6
Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, produktet e pasuruara të sojës, patatet, të brendshmet e kafshëve për konsum, qiqrat.
Përfitimet: Ndihmon me metabolizmin, sistemin imunitar dhe zhvillimin e trurit tek foshnjat.
Vitamin B7
Ushqimet ku mund ta gjeni: Frutat, produktet e mishit, pjesa e mëlçisë
Përfitimet: Ndihmon organizmin të prodhojë yndyrna, proteina dhe gjithçka tjetër për të cilën qelizat kanë nevojë.
Vitamina B12
Ushqimet ku mund ta gjeni: Peshku, shpendët, mishi, produktet e bylmetit dhe drithërat e pasuruara.
Përfitimet: Ndihmon organizmin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut.
Vitamina C
Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.
Përfitimet: Mbron ndaj dëmtimit të qelizave, mbështet sistemin imunitar dhe ndihmon organizmin të prodhojë kolagjen.
Vitamina D
Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bylmetit, drithërat e pasuruar.
Përfitimet: Është e nevojshme për kockat, muskujt, sistemin imunitar, dhe komunikimin e brendshëm mes trurit dhe trupit.
Vitamina E
Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë.
Përfitimet: Ndihmon kundër dëmtimit të qelizave.
Vitamina K
Ushqimet ku mund ta gjeni: Zarzavatet dhe barishtet si spinaqi, brokoli, lakrat e vogla dhe lakra.
Përfitimet: Është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe mpiksjen e gjakut.